Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bitcoin thyen rekordin e vet historik, analistët parashikojnë edhe më shumë rritje

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 17:22 | Teknologji
Bitcoin thyen rekordin e vet historik, analistët parashikojnë edhe

Kriptomonedha më e vlefshme në botë, Bitcoin, theu të mërkurën rekordin e saj historik, të vendosur në prill, duke kapur vlerën e 67 mijë dollarëve.

Vetëm këtë muaj, çmimi për një Bitcoin është rritur me gati 50%, nga 44 mijë dollarë që ishte në fund të shtatorit. Ky ndryshim është shtyrë nga shpresat e investitorëve se rregullatorët amerikanë nuk do të ndërhyjnë për bllokimin e kriptomonedhave, futjes në lojë nga investitorë të mëdhenj si George Soros, si edhe nga nisja e Fondit të parë Tregtar të Këmbimeve Valutore.

Fondi i quajtur “ProShares Bitcoin Strategy”, që nisi aktivitetin të martën, pësoi një rritje të aksioneve me 3% të mërkurën në mëngjes. Disa investitorë tani parashikojnë edhe më shumë fitime nga Bitcoin, pavarësisht kritikave nga disa ekonomistë, si CEO i JPMorgan Chase, Jamie Dimon,  i cili së fundmi e ka quajtur “të pavlerë”.

Naeem Aslam, kryeanalist i tregjeve në kompaninë AvaTrade, tha në një raport të së mërkurës se parashikonte që vlera e kriptomonedhës të arrijë shumë shpejt deri në 100 mijë dollarë. Ndërsa vitin e kaluar, pati edhe analistë të tjerë që parashikuan se vlera e një Bitcoin do të shkonte mbi 300 mijë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë