“Epidemia e heshtur”: Një në dy gra dhe një në katër burra të prekur nga osteoporoza

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 16:21

“Epidemia e heshtur”: Një në dy gra dhe një në katër burra të prekur nga osteoporoza

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 16:21

Pas moshës 50 vjeç, një në dy gra dhe një në katër burra preken gjatë jetës së tyre nga osteoporoza, e njohur ndryshe si epidemia e heshtur. Këto janë të dhënat që vijnë nga studimet e autoriteteve të shëndetësisë botërore.

Mosha e tretë është edhe më e ndjeshme kryesisht ndaj dhimbjeve të kockave.

Sipas mjekëve reomatologë, çdo moshë është e riskuar nga osteoporoza, por ka disa kategori pacientësh që duhet të tregojnë më tepër kujdes.

Mostrajtimi i osteoporozës shoqërohet me efekte afatgjata në shëndetin e qytetarëve.

Në ditën botërore të osteoporozës, mjekët sugjerojnë një jetë me aktivitet fizik si dhe ushqyerjen me bazë kalçium, vitaminë D3 dhe fosfor, por pa neglizhuar asnjë shqetësim që duhet të shoqërohet me vizita mjekësore.