Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Indeksi i krimit të organizuar, grupet bashkëpunojnë me zyrtarët e korruptuar të policisë e gjyqësorit

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 11:09 | Kronikë
Indeksi i krimit të organizuar, grupet bashkëpunojnë me

Shqipëria merr një “shuplakë”, për sa i përket krimit të organizuar dhe të gjitha fushave të tij. Indeksi Global i Krimit e rendit vendin tonë ndër 70 vendet me kriminalitet të lartë dhe me aftësi të vogla për ta përballuar e luftuar atë.

Shqipëria është mes shteteve si Zimbabve dhe Taxhikistan, ndërsa kriminalitetin më të lartë e ka Kongo dhe Kolumbia. Indeksi Global i Krimit të organizuar, është një mjet botëror që vlerëson nivelet e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj veprimtarisë kriminale.

Ai përfshin në renditjen e tij të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, gjithsej 193 vende. Përsa i përket Shqipërisë, ky indeks tregon se vendi ynë - “dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz familjar. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë. Grupet e stilit mafioz shqiptar ndryshojnë nga mafia të tjera të mëdha (si ajo italiane), në atë që ata rrallë e identifikojnë veten me emra ose simbole".

”Një prej cilësimeve që ky indeks i jep kriminalitetit në Shqipëri, është se e quan të dhunshëm, në një bashkëpunim të mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, të emëruar shpesh në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror, si dhe me aktorët e huaj, veçanërisht mafian siçiliane, si dhe grupet kriminale të organizuara turke”.

Rrjetet kriminale shqiptare janë të përfshira shumë në trafikun e drogës, veçanërisht tregtinë e kanabisit. Ato shpesh paraqiten si biznese legale për të funksionuar dhe anëtarë të ndryshëm janë përgjegjës për detyra specifike brenda organizatës, të tilla si sigurimi, transporti, shpërndarja e drogës. Grupet kriminale shqiptare, megjithatë, nuk janë të angazhuara vetëm në trafikimin e kokainës në Evropë, por janë gjithashtu të përfshirë në ruajtjen dhe shpërndarjen e saj, dhe kanë konsoliduar gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre në tregjet me shumicë dhe pakicë në të gjithë kontinentin.

Si rezultat, thuhet në studim, kriminelët e organizuar shqiptarë kanë arritur të kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregtisë së kokainës në Evropë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu