Kombëtarja e femrave, kundër Armenisë për fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 12:50
kombetarja e femrave grima shqiperia  1024x576

Kombëtarja e femrave, kundër Armenisë për fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 12:50

Pas humbjes me Belgjikën dhe barazimit me Kosovën, përfaqësuesja e femrave kthehet në fushë, për kualifikueset e Botërorit 2023.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Grima do të luajë, këtë të enjte, në shtëpi kundër Armenisë, një ndeshje në të cilën synohet fitorja e parë në grup.

Sfida e 21 tetorit në “Arenën Kombëtare” do të nisë në orën 17:00, teksa vajzat kuqezi do të luajnë edhe në datën 26 në transfertë me Poloninë.