Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Masat që duhen marrë për frenimin e emigracionit, Gjokutaj i rendit në “A2 Business”

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 22:53 | Ekonomi
Masat që duhen marrë për frenimin e emigracionit, Gjokutaj i

Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, deklaroi në “A2 Business” se politika duhet të marrë disa masa për ndalimin e emigracionit.

“Pjesa e politikës ekonomike ka qenë e çorientuar, pasi vetë strategjitë ndërtohen mbi dëshira populiste apo propagandistike të partive dhe jo mbi harmonizimin e interesave kombëtare. Strategjitë duhet të shfrytëzojnë resurset më të mira të vendit. Duhet të jetë prioritet bujqësia dhe të transformohet ekonomia me anë të decentralizimit. Nga ana tjetër, politikat sociale duhet të adresohen aty ku është nevoja”, theksoi Gjokutaj.

“Emigrimi është një fenomen që ndodh në të gjitha vendet që kërkojnë të rrisin ekonominë. Ikja e sa më shumë njerëzve duhet të kishte rritur pagat, për të mbajtur këtu kontigjentin e njerëzve që duken më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me vendin e tyre. Politikat sociale, që duhet të kishin ndikuar për të frenuar emigrantët jo me të ardhura të larta dhe të atyre që duhej të ishin investuar në bujqësi, do të kishin bërë që të ulej emigrimi në këto përmasa për Shqipërinë sepse Shqipëria i ka mundësitë për ta bërë këtë gjë. Por, politikat nuk janë të qëndrueshme dhe nuk e mbajnë dot fuqinë punëtore”, shtoi Gjokutaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani