Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Milionat e sheikëve, Premier League, bllokon sponsorizimet e Newcastle

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 08:01 | Futboll
Milionat e sheikëve, Premier League, bllokon sponsorizimet e Newcastle

Entuziazmi i tifozëve të Newcastle për kalimin e klubit në pronësi të princit të kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed Bin Salman, nuk eshtë reflektuar në futbollin anglez. Klubet e Premier League janë bashkuar kundër “qymyrxhinjve”, duke mos lejuar sponsorizimet e menjëhershme që do të vijnë nga pronarët e rinj.

18 nga 20 skuadra elitare votuan pro bllokimit të fondeve nga Arabia, teksa vetëm Manchester City abstenoi. Në situatën e krijuar, ambiciet afatshkurtra të Newcastle marrin një goditje të fortë. Përpos vështirësisë për të gjetur një trajner të ri, të profilit të lartë i cili do të nisë projektin e ndërtimit të një skuadre me yje, tashmë pronarët e rinj duhet të përballen me pozicionin aspak miqësor të klubeve të tjera angleze.

Rregullorja e re e Premier League do të ndalojë përkohësisht marrëveshje që përfshijnë marrëdhënie biznesi ekzistuese. Nga ana e tyre, drejtuesit e Newcastle njoftuan në mbledhjen urgjente se do të kërkojnë ndryshimin e rregullave, duke i cilësuar ato si pengesë për konkurrencën.

Skuadrat elitare në Angli u shprehën të shqetësuara se bardhezinjtë mund të firmosin kontrata sponsorizimi, të cilat i ndihmojnë të thyejnë rregullat e “fair play” financiar që ekzistojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas ligjeve aktuale të futbollit në Angli, klubeve u lejohet që të regjistrojnë humbje në vlerën e 105 milionë stërlinave në tre vjet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani