Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Nga Shqipëria po ikin njerëz që kanë nevojë të jetojnë siç duhet”

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 21:30 | Ekonomi
“Nga Shqipëria po ikin njerëz që kanë nevojë

Eksperti i ekonomisë, Prof. Dr. Maksim Meço, i ftuar në “A2 Business”, theksoi se sot në Shqipëri nuk emigrohet më për arsye ekonomike, pasi, sipas tij, kemi një emigrim elitar.

“Nuk po ikin njerëz që e kanë të pamundur jetesën këtu, por kanë nevojë për të jetuar siç duhet”, nënvizoi Meço.

“Kjo histori ka nisur 30 vjet më parë dhe vijon edhe sot. Vetëm ritmi ka ndryshuar. Ne jemi të shqetësuar se ka arritur në një pikë që nuk ka më kthim pas. Njerëzit lanë zonat e tyre dhe erdhën në Tiranë e Durrës për një jetë më të mirë, për kushte më të mira, por nuk e përballuan dot. Kështu që vendosën të emigrojnë pastaj”, shtoi Meço.

Në lidhje nëse problemi i emigracionit mund të zgjidhet me rritjen e pagave, Meço theksoi: “Mund të ketë ndikim, por nuk është kjo kryesorja. Problemi madhor i ekonomisë është performanca e saj. Ne nuk jemi më pak të avantazhuar nga vendet e rajonit. Klimën e kemi njësoj, por pse kemi më pak produktivitet? Për të rritur fitimet në biznes dhe për të rritur mirëqenien në familje, ka dy mënyra. E para, duke shtuar pagën nominale dhe fuqinë blerëse të kësaj page, duke blerë produkte të cilat ofrohen me çmim më të ulët e që prodhohen brenda vendit, duke pasur avantazh ndaj prodhimeve të huaja. Nëse ne kemi bujqësinë forcën tonë, duhet të analizojmë produktivitetin e saj. A investojmë ne për bujqësinë? E njëjta gjë vlen edhe për turizmin? Ndërkohë që vendet fqinj e çojnë turizmin deri në 8 muaj”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli