Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Raporti i KE për Shqipërinë: Demokratët fajësojnë qeverinë, socialistët Europën

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 15:59 | Politikë
Raporti i KE për Shqipërinë: Demokratët fajësojnë

Raporti i Këshillit Europian për Shqipërinë lexohet në mënyra të ndryshme nga dy forcat më të mëdha politike në vend. Në mbledhjen e Këshilit Kombëtar të integrimit, përfaqësuestit e partisë demokratike akuzuan qeverinë se nuk e ka prioritet integrimin, ndërsa socialistët u mbrojtën duke e drejtuar gishtin nga problemet e brendshme të BE-së.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin një tjetër kapitull i dokumentit të Komisionit Europian ku opozita fokusoi vëmendjen, duke detyruar mazhorancën të luajë përsëri në mbrojtje.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ishte prezent në mbledhje, por përtej prezantimit të gjetjeve kryesore, preferoi më shumë të dëgjonte palët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë