Sheikët shkarkojnë trajnerin e Newcastle, duan një emër të madh në stol

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 14:05
Untitled collage 2021 10 20T133456.516 1024x576

Sheikët shkarkojnë trajnerin e Newcastle, duan një emër të madh në stol

Përditësuar më: 20/10/2021, ora 14:05

Steve Bruce nuk do të jetë më trajneri i ri i Newcastle United. Pas blerjes së klubit nga sauditët për më shumë se 305 milionë paund, duket se ndryshimet kanë filluar.

Largimi i teknikut 60-vjeçar konfirmohet dhe nga vetë klubi, pas dy sezonesh që qëndroi në drejtimin e Newcastle.

“I jam shumë mirënjohës kujtdo të lidhur me Newcastel për mundësinë që më dhanë për të menaxhuar këtë klub futbolli kaq unik. Dua të falënderoj të gjithë ekipin e trajnerëve, lojtarët dhe stafin teknik për punën e palodhur. Kemi pasur ulje-ngritjet tona në momente të ndryshme, por të gjithë kanë dhënë maksimumin dhe për këtë duhet të jemi krenarë”, shkruan Steve Bruce.

Mediat shkruajnë se Graeme Jones do të drejtojë ekipin në ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace, ndërkohë që pronarët e rinj duan një emër të madh në stol.