Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Deputetët “harrojnë” zgjedhësit? Zyrat e takimeve ngritur nga kuvendi janë bosh

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 14:51 | Politikë
Deputetët “harrojnë” zgjedhësit? Zyrat e takimeve

Të jesh deputet ke plot privilegje, por edhe angazhime ndaj zgjedhësve. Këtë javë, ishte parashikuar që parlamentaret të zhvillonin takime me qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre, por realiteti tregon një tjetër gjë, zyra te mbyllura dhe deputetë me pushime.

Prej më shumë se katër vitesh, kuvendi, me mbështetjen e OSBE-së, hapi në 12 qarqe të vendit zyrat për qytetarët, një për mazhorancën dhe një për opozitën, me qëllim që shqetësimet e tyre të përcilleshin nëpërmjet institucionit dhe jo selive të partive. Por, situata në terren pasqyron një realitet tjetër nga ato në letra.

A2 CNN vëzhgoi zyrat e deputetëve për qarqet Shkodër dhe Korçë, ku në të dyja rastet situata ishte e njëjtë. Kamerat tona u kthyen në dy ditë të ndryshme të javës, por në të dyja rastet zyrat ishin bosh. As deputetë në pritje të elektoratit, dhe as qytetarë në pritje të deputetëve që i përfaqësojnë në Kuvend.

Qarku me më shumë deputetë është Tirana, e pikërisht në kryeqytet, Kuvendi nuk ka hapur asnjë zyrë pritjeje për qytetarët.

Rrjedhimisht, lind pyetja nëse java e gjelbër, është realisht një mekanizëm që deputetët të afrohen me zgjedhësit apo disa ditë me shumë pushimi për ligjvënësit shqiptarë. Të paktën kur vëzhgon zyrat në të cilat duhet të ndodhin këto takime, duket se përgjigjja anon nga kjo e dyta. Paradoksal është fakti se të hënën në sallën e Kuvendit, do të zhvillohet seanca me rend dite shqetësimet e qytetarëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani