Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Diskutime për veriun në Uashington, kërkohet ndërtimi i një baze ushtarake të SHBA në Kosovë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 15:45 | Kosova
Diskutime për veriun në Uashington, kërkohet ndërtimi i

Kosova i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërtojë një bazë ushtarake në territorin e saj. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e konfirmoi këtë pas vizitës në Uashington.

“Kjo ofertë është nga ana jonë. Dhe ata do të shqyrtojnë. Ne jemi në koordinim e sipër këtu.”

Ai dha sqarime edhe për takimet me zyrtarët e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare.

“Departamenti i Mbrojtjes ka konfirmuar përkrahjen për Kosovën. Mbështetje për operacione humanitare, rikonfirmim të përkrahjes deri në orientimin veri-atlantik. Nga ana ime, në të gjitha takimet falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Ju konfirmova se si shteti më pro-amerikan, do të mbështesim në të gjitha format siç kërkohet”.

Situata në veri të Kosovës nuk kishte mbetur jashtë bisedave.

“Kemi diskutuar për veriun, çështja e veriut i përket krejt shtetit. Ne kemi njëmarrëveshje që duhet të mirëmbajmë.”

Ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes njoftoi se është hapur konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcat e Sigurisë të Kosovës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani