Java e parë e mësimit, Zhapaj: Hiqni policët nga dera. Universiteti vartës i ministrisë

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 15:17

Java e parë e mësimit, Zhapaj: Hiqni policët nga dera. Universiteti vartës i ministrisë

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 15:17

Në javën e parë të nisjes së mësimit në auditore për studentët, ende nuk ka të dhëna sesa prej tyre janë vaksinuar dhe sa të tjerë kanë refuzuar të marrin dije, duke qenë se platforma online nuk është alternativë.

Në universitetet e kryeqytetit masat e kontrollit nuk janë si ditën e parë. Duket se studentët mjafton të kenë maskën, ndërsa dokumentet shëndetësore, kontrollohen me raste. Më së shumti janë studentët  e vitit të parë që i janë përgjigjur vaksinimit, por edhe ata të cilët dy vite i kaluan online.

Sipas ish-drejtorit të kurikulave të Rektoratit të Tiranës, universitetet janë bërë vartëse të Ministrisë së Arsimit, duke vetëmohuar autonominë e tyre.

“Nuk ndryshohen rregullat në mes të lojës. Nuk mund t’u thuash studentëve 2 ditë para o ejani me vaksinë ose mos hyni. Universitetet janë në gjumë, pa plan veprimi dhe shkaktar është shteti. Ka dy vite që janë bërë zgjedhjet në universitete dhe duket se nuk duan t’i prishin raportet me ministrinë dhe presin vendimet e tyre”, shprehet Albano Zhapaj.

Prania e policëve në hyrje të universiteteve për të kontrolluar studentët sipas Zhapaj, nuk është legjitime.

“Universitetet funksionojnë sepse ka studentë, nëse nuk ka studentë atëherë roli i tyre mbetet nul. Policët te dera nuk kanë kompetencë për ato veprime sepse nuk po kontrollojnë gjoba makinash, në universitet duhen ekspertë të shëndetësisë për kontrolle”.