Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kanceri i gjirit, pandemia sjell vonesa në depistim dhe diagnostikim

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 21:04 | Sociale
Kanceri i gjirit, pandemia sjell vonesa në depistim dhe diagnostikim

Vetëm gjatë vitit të shkuar, u diagnostikuan 936 raste të reja, duke e bërë kancerin e gjirit më të përhapur se llojet e tjera, si kanceri i mitrës apo ai i mushkërive. Grupmosha 50 deri në 69 vjeç është edhe ajo që bart numrin më të lartë të rasteve.

“Sa më herët, aq më mirë” është një pohim që zë vend edhe në parandalimin e zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Bukuria, një 62-vjeçare nga Pogradeci, pjesë e grupmoshës më të rrezikuar, është njëra prej atyre që e zbaton këtë parim. Mjekët thonë se depistimet në kohë mund ta kthejnë kancerin e gjirit në sëmundje kronike, duke e ulur shkallën e fatalitetit në edhe më pak se 20% të rasteve.

Pandemia nga ana tjetër po sjell vonesa në depistimin dhe diagnostikimin e kancerit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lufta kundër kancerit u dobësua në 1/3 e vendeve europiane për shkak të koronavirusit. Kontrollet e munguara, sipas mjekëve, mund të rezultojnë në të ardhmen në diagnoza të vonuara dhe më të rënda të sëmundjes. 

Në raport me vendet e rajonit, Shqipëria ka të dhëna pozitive për sa i përket rasteve të reja të diagnostikuar dhe vdekjeve si pasojë e kancerit të gjirit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë