Lëshohet në liqenin e Prespës pelikani që u gjet i plagosur

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 10:09

Lëshohet në liqenin e Prespës pelikani që u gjet i plagosur

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 10:09

Pelikani kaçurrel Zaver, i gjetur i plagosur përpara 3 muajsh në liqenin e Ohrit është lëshuar në liqenin e Prespës së madhe.

Prej 31 korrikut, pelikani qëndroi në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egra në Parkun Kombëtar të Karavastasë, ndërkohë tanimë ai do të ketë me vete edhe një GPS, i cili do të shërbejë për studime shkencore mbi habitatin e tij natyror.

Zogu  mendohet të jetë një pelikan i ri që fluturoi nga Prespa në liqenin e Pogradecit. Për shkak të lidhjes së tij midis dy liqeneve, ai u quajt “Zaveri”, ashtu si shpella nëntokësore që lidh liqenin e Prespës së Madhe dhe liqenin e Ohrit.