Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mjeku shqiptar në Angli: Kemi shumë fëmijë të prekur me koronavirus

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 10:12 | Aktualitet
Mjeku shqiptar në Angli: Kemi shumë fëmijë të prekur me

Britania është një nga vendet me numrin më të lartë të vaksinimit, ndërsa së fundmi ka pasur një shtim të ndjeshëm të rasteve të reja. Për këtë situatë, foli në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN mjeku shqiptar, i cili punon në Londër, Adrian Fandi.

Ai u shpreh se numri i personave që shfaqin simptoma nuk është i lartë, ndërsa shtimi i rasteve ka ardhur si pasojë e numrit të lartë të testimeve.

“Nuk do të thotë se janë të gjithë të sëmurë, janë pozitivë, por pa simptoma. Kjo vjen si pasojë e numrin të lartë të testimeve. Ne mund të shikojmë 3-4 pacientë me koronavirus, jo me qindra pacientë siç është paraqitur situata. Kolapsimi i situatës vjen si pasojë e mungesës së mjekëve në sistem. Sa i përket rasteve të reja, kemi më shumë raste tek të rinjtë e pavaksinuar”.

https://a2news.com/2021/10/19/rusia-regjistron-bilancin-me-te-rende-ditor-nga-nisja-e-pandemise/

Ajo që është shqetësuese, sipas mjekut Fandi, është rritja e infektimeve te fëmijët. “Kemi shumë fëmijë të prekur kohët e fundit edhe në moshat nga 2 deri në 10 vjeç. Fëmijët vijnë me pneumoni nga Covid, kanë sindroma respiratore, por jo me kërkesë të lartë të oksigjenit dhe në përgjithësi e kalojnë lehtë”, u shpreh mjeku.

https://a2news.com/video/vala-e-re-e-pandemise-dhe-doza-e-trete-e-vaksines/

A2 CNN Livestream

Dita jonë