Mutacione artistike: 7 histori dhe një poezi nga klasikët, në një këndvështrim të përmbysur

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 16:20

Mutacione artistike: 7 histori dhe një poezi nga klasikët, në një këndvështrim të përmbysur

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 16:20

Imagjinoni një shkrimtar që rimerr fabulën e nje shkrimtari tjetër dhe e kthen përmbys gjithë ngjarjen. Këtë ka bërë Francis Kirps. Autori merr Metamorfozën e Franc Kafkës dhe e kthen në një tregim ku nuk shndërrohet njeriu në një insekt, por insekti në një njeri.

Shtatë histori dhe një poezi, marrë nga shkrimtarë të njohur në botë vijnë të prezantuara të përmbysura. Përkthyesi Edvin Cami na i sjell në shqip përmes veprës së Francis Krips.

Francis Krips ka fituar çmimin europian të letërsisë vitin e shkuar dhe shtëpia botuese “Dituria” nuk ka humbur kohë për t’ia prezantuar lexuesit shqiptar.