Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ngërçi për Komisionin e Zgjedhjeve: Palët s'gjejnë dakordësi, Gogu: Do të zbatojmë ligjin

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 15:34 | Politikë
Ngërçi për Komisionin e Zgjedhjeve: Palët

Prej dy ditësh, mazhoranca dhe opozita nuk po gjejnë mirëkuptimin as për datën dhe orën e seancës së radhës të Komisionit Hetimor. Këtë të enjte, ishin socialistët ata që u paraqitën, ndërsa deklaruan se janë të gatshëm të vijojnë punën.

Bashkëpunimi dhe dialogu janë ndër fjalët më të dëgjuara mes politikanëve gjatë muajve të fundit, por në praktikë palët duken larg. Prej disa ditësh, nuk po arrijnë të gjejnë mirëkuptimin as për datën dhe orën e seancës së radhës të  Komisionit Hetimor për zgjedhjet.

“Pasi ne e votuam me 74 votat tona morëm mbrapsht mallkime, paragjykime dhe sharje. Erdhëm përsëri më 18 tetor, donim vetëm një gjë miratimin e rendit të ditës, ku pika e 7 e saj ishte edhe mbledhja e radhës. Në kundërshtim të hapur në parimin e të barabartit mes të barabartëve, kryetari na e mohoi këtë të drejtë duke na shpërfillur, madje një nga anëtarët na etiketoi ‘gangster’”.

Socialistët pretendojnë se munguan të mërkurën, pasi ishin njoftuar me vonesë nga kryetari Alibeaj, arsye për të cilën kishin propozuar thirrjen e Komisionit paraditen e së enjtes.

“Dje propozuam që të takoheshim sot, pasi u njohëm me dëshirën e tyre për t’u takuar. Ajo çfarë morëm është se vijmë këtu për të vazhduar mbledhjen dhe nuk janë të pranishëm. Ne do të vazhdojmë të vijmë edhe nesër, ne do të vazhdojmë sepse duam të zbatojmë ligjin për të hetuar të gjitha shqetësimet. Vetëm së bashku ne mund të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve. Demokrati Enkelejd Alibeaj që drejton komisionin shikon te sjellja e kolegëve të mazhorancës dëshirën për të penguar hetimin e zgjedhjeve”.

Mbledhja e radhës e komisionit që do të hetojë garën elektorale të 25 prillit është lajmëruar për të premten.

A2 CNN Livestream

Dita jonë