Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pohimi i Ambasadorit Soreca: BE do të bashkëpunojë me Berishën nëse merr drejtimin e PD-së

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 20:38 | Politikë
Pohimi i Ambasadorit Soreca: BE do të bashkëpunojë me

Nëse Sali Berisha arrin të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, atëherë ai do ta ketë mbështetjen e Bashkimit Europian.

Nga qyteti i Korçës, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, u shpreh se delegacioni europian po ndjek zhvillimet brenda demokratëve: “Ne punojmë me të gjitha forcat politike dhe kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ishte jashtë Parlamentit. Do t’i ndjekim zhvillimet brenda partisë dhe asgjë nuk do të ndryshojë”.

Soreca mbështet edhe nismat e fundit të paraqitura nga Partia Demokratike, siç është edhe ajo e vetting-ut për politikanët: “Siç e thashë edhe dje kur prezantova progres-raportin, kjo është demokracia. Opozita është kthyer në Parlament dhe atje sjell iniciativat e saj, të cilat do të diskutohen mes saj dhe mazhorancës”.

Një tjetër propozim që vjen nga politika, por kësaj radhe nga socialistët, është ai i zgjatjes së afateve të vetting-ut dhe që së fundmi ka gjetur përkrahjen e SHBA-ve. Ambasadorja Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, mbështet këtë nismë, duke shtuar se partitë duhet të bazohen edhe tek rekomandimet e OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë