Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Probleme me shëndetin, Celine Dion anulon koncertet

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 12:28 | Showbiz
Probleme me shëndetin, Celine Dion anulon koncertet

Problemet me shëndetin kanë detyruar këngëtaren me famë botërore Celine Dion të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas.

“Celine po kalon spazma muskulore të forta dhe për këtë arsye nuk mund të japë shfaqje”, shkruhet në komunikatën zyrtare të vendosur në teatrin “Resort World”, atje ku do të mbahej dhe koncerti në fillim të nëntorit.

Edhe këngëtarja reagoi për këtë çështje dhe shprehet se ndjehet shumë keq që nuk mund të performojë përballë publikut të saj.

"Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit, dhe të mos jem në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton, përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë: Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur ”, shkruan Celine.

A2 CNN Livestream

Dita jonë