Rikonstruksioni i godinave, Ministrja Margariti tregon detajet e projekteve për Galerinë dhe Teatrin e Kukullave

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 11:30

Rikonstruksioni i godinave, Ministrja Margariti tregon detajet e projekteve për Galerinë dhe Teatrin e Kukullave

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 11:30

Godina e Muzeut të Arteve të bukura ose siç e njohim ndryshe Galeria e Arteve ka nisur të boshatiset. Së shpejti, kjo ndërtesë do t’i nënshtrohet një rikonceptimi dhe në dy vite pritet që shqiptarët të kenë një galeri të re që në fasadë nuk do të ndryshojë shumë nga projekti origjinal, por që do të dyfishohet dhe do të ofrojë ambiente më të sigurta për veprat që ruhen në fondin e galerisë.

Ministrja Margariti theksoi në A2 se kjo kohë do të shërbejë për t’iu dedikuar digjitalizimit të pasurisë që mbart ky institucion, ndërsa i ka ofruar mundësinë e një shtëpie të përkohshme pikërisht pranë Ministrisë së Kulturës.

Edhe në godinën e deritanishme të Teatrit të Kukullave ka nisur rikonstruksioni. Por, njëkohësisht janë zhvilluar edhe bisedimet që pranë gardës të ndërtohet një godinë funksionale për qendrën që përgatit artistët e vegjël, si dhe për Teatrin e Kukullave që pjesërisht transferohet aty.

1 miliard lek do të shpenzohen në dy vite për Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa ndihma financiare vjen nga Bashkimi Europian.