SPAK, hetim edhe për dekonspirim. 5 policë garantorë të grupit të drogës, “avullon” nënkomisari

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 20:49

SPAK, hetim edhe për dekonspirim. 5 policë garantorë të grupit të drogës, “avullon” nënkomisari

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 20:49

Një hetim 1-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në bashkëpunim me SHÇBA, ka zbuluar përfshirjen e 5 punonjësve të Policisë së Pukës në kultivimin e kanabisit.

Sipas SPAK, efektivët i kishin siguruar mbështetje grupit kriminal që kultivonte drogë në zonat malore të Pukës dhe Mirditës, si edhe i informonin për kontrollet policore që do të ushtroheshin në zonë. Gjykata e Posaçme preu fletë-arresti vetëm për një prej tyre, nënkomisarin Kastriot Biçukaj, i dyshuar për “kultivim të narkotikëve”, por efektivi nuk u mund të arrestohej.

Ai nuk u gjet në banesë dhe askund në 48 orët e fundit, ndaj SPAK konfirmoi shpalljen e tij në kërkim kombëtar. Ndërsa katër efektivët e tjerë, Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini, të dyshuar për “shpërdorim të detyrës”, do të hetohen në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Burime pranë SPAK i thanë A2 CNN se në hetimin në vijim e sipër do të kryhen edhe veprime për të verifikuar nëse ka pasur dekonpirim të operacionit. Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht se ka ngritur dyshime edhe për 15 persona të tjerë të akuzuar për “kultivim të bimëve narkotike”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave nga grupi kriminal”.  

Nëntë prej tyre, mes të cilëve Leon Ndreca dhe Gjin Kola, janë prangosur, 3 janë shpallur në kërkim, ndërsa tre të tjerë janë lënë në “arrest në shtëpi”. Gjatë hetimit të këtij grupi është sekuestruar një sasi prej 77 kg kanabis, si edhe asgjesuar gati 4 000 bimë kanabisi.