Vettingu i politikanëve, Rushaj: I njëjti standard si për prokurorët dhe gjyqtarët

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 17:33

Vettingu i politikanëve, Rushaj: I njëjti standard si për prokurorët dhe gjyqtarët

Përditësuar më: 21/10/2021, ora 17:33

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj deklaroi se amendamentet e dorëzuara nga ana e PD nuk janë një bashkëpunim me PS, por janë çështje që do të diskutohen.

Në një komunikim për mediat nga selia blu, i pyetur nga gazetarët nëse i shkel të drejtat e njeriut drafti për vettingun e politikanëve, ai tha se është përdorur i njëjti standard si në vettingun e magjistratëve, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe nuk ka asnjë arsye që politikanët të përdorim një standard tjetër.

“Ne padyshim që kemi rezerva me punën e SPAK dhe nuk kemi lëvizur nga ai qëndrim. Por ne po investojmë në këtë gjë për dy arsye; e para sepse nuk kemi gjë për të fshehur, pavarësisht kush e bën vettingun e politikanëve dhe së dyti duke qenë një proces publik, prokurorët e SPAK do të duhen ta bëjnë vendimmarrje publike. Nëse kjo bëhet publikisht ky do të jetë gjykimi më i mirë që qytetarët shqiptarë do t’i japin punës së SPAK.

Ju thoni bashkëpunim, unë do të thoja që nuk do të jetë bashkëpunim. Do të jetë diskutim siç e kërkon procedura dhe rregullorja e Kuvendit. Deri tani nuk jemi ulur. Por në mbledhjen e parë, siç e kërkon Rregullorja, do të thirret nga Kryetarja e Kuvendit dhe aty do të ulen anëtarët e Komisionit të Ligjeve të PD- së dhe PS-së, anëtarët e Këshillit të Legjislacionit të PD-së dhe ata të partisë tjetër dhe do të bëhet diskutimi përpara kamerave, që të gjithë shqiptarët të shohin kush janë argumentat tona dhe të palës tjetër”, tha Rushaj.