Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“VR LABS”, një përvojë unike ku lojërat më tërheqëse bashkohen me realitetin virtual

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 18:36 | Teknologji

“VR LABS” është vendtakimi më i ri në kryeqytet për ata që kanë pasion lojërat kompjuterike dhe realitetin virtual.

Konceptuar përmes një dizajni modern, për të ofruar komoditetin dhe lehtësitë e kushteve të përdorimit, pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë, “VR LABS” ofron disa disiplina argëtimi për të kënaqur kërshëritë e të rinjve e adoleshentëve. Ajo që e bën unike këtë sallë moderne është varieteti i larmishëm i lojërave, që duhet thënë se janë përzgjedhur nga ato më të pëlqyerat në kohët e sotme.

Stacionet e lojës në “VR LABS” përdorin karta grafike të gjeneratës së fundit, me procesorë nga më të shpejtët në treg. Ai përfaqëson një laborator të argëtimit përmes teknologjisë së aplikuar në lojëra elektronike, përfshirë morinë e lojërave të Play Station 5, lojëra të shumta kompjuterike, dhomëzat e “Virtual Reality” si dhe zona e lojërave në skuadër me “LaserTag”, apo siç e quajmë ndryshe, “Light Strike”.

Me një vendndodhje lehtësisht të aksesueshme prej kujtdo, në zemër të Tiranës, në katin e gjashtë të Qendrës Tregtare “Toptani”, është shumë e lehtë ta gjesh dhe të kalosh momente të paharrueshme në “VR LABS”.

Personeli i kualifikuar do të jetë pranë çdo përdoruesi për t’i ofruar eksperiencën më të mirë të mundshme, përfshirë edhe për përdoruesit fillestarë. Argëtimit të ofruar i shtohen dhe shërbime plotësuese të tilla si organizime të eventeve të dedikuara për grupe biznesi dhe grupe shoqërore, apo edhe aktivitete e evente festive.

Në një atmosferë të garuese, të rinj nga shkollat “Harry Fultz”, “Herbert Mayer”, apo dhe të pasionuar të tjerë nga ICTLab e “TUMO” i sollën hare kësaj risie në prag të ceremonisë së inaugurimit. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të kompanive e institucioneve që kontribuojnë në zhvillimin e edukimit dhe kualifikimit të të rinjve në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë