Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ivan Balliu shërohet nga Covid, kthehet menjëherë në fushë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 15:36 | Futboll
Ivan Balliu shërohet nga Covid, kthehet menjëherë në

Afro dy javë pasi rezultoi i prekur nga Covid-19, Ivan Balliu, është shëruar plotësisht. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Rajo Valekanos, me trajnerin Iraloa që e grumbulloi menjëherë për ndeshjen e kësaj të diele në La Liga.

Ende mbetet për t’u kuptuar nëse mbrojtësi 29-vjeçar do të jetë në gjendje që të luajë prej minutës së parë ndaj Real Betis.

Balliu mungoi në mënyrë misterioze në ndeshjen e 12 tetorit kundër Polonisë. Fakti që ai ishte infektuar u zbulua vetëm pak ditë më pas, pas një njoftimi për shtyp të skuadrës nga Madridi. Mes kuqezinjve të prekur nga Covid ishin Cikalleshi, edhe ai i shëruar plotësisht, Gjasula, Hoxhallari, si edhe fizioterapisti Voci.

A2 CNN Livestream

Dita jonë