Mos i drejto kurrë armën një marinsi!

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 12:47

Mos i drejto kurrë armën një marinsi!

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 12:47

Nëse dikush me armë në duar futet në një dyqan, shumica prej nesh do të kishin ngrirë nga frika. Por kjo nuk mund t’i ndodhte marinsit amerikan James Kilcer, në Yuma, Arizona.

Sapo pa që personi i armatosur iu afrua, Kilcer reagoi me shpejtësi duke i kapur pistoletën dhe duke e shembur në tokë. “Kishte vetëm një mënyrë për t’u përballur me atë situatë. Të godisja personin me armë dhe kështu bëra sapo ai u afrua në drejtimin tim. E goditja me qesen që kisha në dorë dhe e pashë që i doli gjak”, tregon 32-vjeçari për mediat amerikane.

“E pyeta për moshën dhe kur më tha që ishte vetëm 14 vjeç u ndjeva keq. Ka marrë një rrugë të keqe shumë herët. I duhet Zoti në jetën e tij”.