Mourinho sulmon lojtarët e Romës pas turpërimit në Norvegji: Kam rezerva të dobëta

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 14:25
EUROPA DHE CONFERENCE LEAGUE 21 TETOR frame 1683 1024x576

Mourinho sulmon lojtarët e Romës pas turpërimit në Norvegji: Kam rezerva të dobëta

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 14:25

Roma pësoi një prej humbjeve më të rënda në historinë e saj, me disfatën 6-1 ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt. Përgjegjësinë, ndoshta sa për të thënë, e mori Jose Mourinho që pranoi fajin për disfatën, por duke dribluar bukur në prononcimet pas ndeshjes.

“Ka një diferencë domethënëse në kualitete mes një grupi futbollistësh dhe pjesës tjetër. Tjetër gjë janë 12-13 futbollistë dhe tjetër gjë janë grupi tjetër”.

Në këtë mënyrë, trajneri portugez merr përsipër fajin duke drejtuar gishtin nga rezervat që sipas “The Special One” nuk janë në nivelin e formacionit, madje i vlerëson ata më të dobët se skuadra norvegjeze e Bodo Glimt, e cila e gjitha në total ka vlerë jo më të madhe se 15 milionë euro.

Mes futbollistëve të shigjetuar nga Mourinho është edhe Marash Kumbulla, mbrojtësi kuqezi i cili ishte titullar në sfidën e vlefshme për Ligën e Konferencës. 58-vjeçari e zgjeron edhe më shumë sulmin kur i thotë gazetarëve të mos e pyesin më përse do të zgjedhë të luajë me të njëjtët futbollistë.

Fjalët e Mourinhos janë sinjale të qarta edhe për klubin roman sa i përket merkatos së kryer. Tekniku portugez është i qartë kur shprehet se nuk ka çfarë të bisedojë më me presidentin Fridkin pasi ia ka komunikuar dëshirat e tij edhe në fillim të sezonit, por përfundimi ishte i njëjtë.