Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nuk merren përsipër ekzaminimet për turistët rusë, pas ISHP-së tjetër shkresë nga ISUV

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 15:10 | Kronikë
Nuk merren përsipër ekzaminimet për turistët rusë, pas

Një tjetër skandal ka përfshirë hetimin e 4 turistëve rusë të cilët humbën jetën në një hotel në Qerret të Kavajës. Pas përkthimit pa përkthyes të licencuar dhe marrjes së provave, Policia dhe Prokuroria mbetet në udhëkryq për ekzaminimin e tyre, pasi asnjë prej institucioneve shqiptare nuk pranon t’i marrë përsipër.

Pas mostrave të ujit për të përcaktuar përmbajtjen e klorit, Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk ishin marrë konform procedurave, ndërsa dy ditë më parë dërgoi ekspertët e saj për të bërë diçka të tillë. E sikur mos të mjaftonte kjo, historia e ekzaminimeve duket sikur nuk do të përfundojë kurrë. Policia dhe Prokuroria i dërguan fillimisht të gjitha provat tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Për ujin ky autoritet i delegoi tek Instituti i Shëndetit Publik, i cili i ktheu përgjigje hetuesve se mostrat e ujit nuk ishin marrë sipas standardeve. Ekzaminimet për to vijojnë ende, por mes provave nuk mund të merren më kampionë të ajrit, pasi ngjarja ka një javë që ka ndodhur.

https://a2news.com/2021/10/21/vdekja-e-turisteve-ruse-kasapi-duhet-ekspertize-jashte-vendit-per-te-mesuar-nese-ishte-vrasje-me-agjente-biologjike/

Mes provave të tjera autoritetet dërguan tek Instituti i Shëndetit Publik dhe ushqime të ngrëna nga turistët. Në dosjen hetimore përmenden qofte të konsumuara prej tyre apo dhe një kanoçe birrë. Për këto, Instituti i Shëndetit Publik u ktheu përgjigje hetuesve se nuk është ky institucioni që bën analiza, por ISUV, Instituti i Sigurisë ushqimore dhe veterinarisë.

Kur gjithçka pritej të merrte një përgjigje, ky institut, i cili presupozohet se është i vetmi që bën analizat e ushqimit, i kthen përgjigje negative hetimit. Sipas institutit, ata nuk mund të ndihmojnë dot në ekzaminimin e provave pasi nuk është në kompetencën e tyre ligjore.

https://a2news.com/2021/10/21/vdekja-e-turisteve-ruse-punonjesi-i-pishines-hodha-vetem-nje-gote-klor-ne-60-tone-uje/

Kjo ka bërë që hetimet të mbeten në vendnumëro, ndërsa ambasada ruse njoftoi në faqen e saj zyrtare se do bëjë ekspertim shtesë të trupave të pajetë në Rusi. Trupat e 4 turistëve u tërhoqën nga përfaqësues të ambasadës në vendin tonë.

https://a2news.com/2021/10/22/vdekja-e-4-turisteve-ne-qerret-reagon-ambasada-ruse/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu