Përmbytjet, 16 rezervuare në Tiranë në gjendje alarmante, Prefekti: Merrni masat urgjentisht

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 16:21
RRISKU NGA PERMBYTJET frame 676 1024x576

Përmbytjet, 16 rezervuare në Tiranë në gjendje alarmante, Prefekti: Merrni masat urgjentisht

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 16:21

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar prefekturën e Tiranës se dimri i këtij viti do të ketë shira të shumtë. Një komision i ngritur për emergjencat civile ka evidentuar 5 njësi administrative që rrezikojnë bllokimin dhe mund të hasen me problematika.

Bëhet fjalë për zonën e Dajtit, Zall Bastarit, Shëngjergji, Krraba, si dhe Bërshita. Prefektura kritikoi disa nga bashkitë e qarkut për neglizhencë në marrjen e masave paraprake.

Të pyetur nga gazetarët se cilat ishin bashkitë rebele të cilat nuk i janë përgjigjur si duhet përballimit të përmbytjeve, komisioni heshti.

Rrezikut nga përmbytjet i shtohet edhe gjendja alarmante e disa rezervuarëve. Komisioni kërkoi që në rast përmbytjeje, bashkitë e qarkut duhet të mbështesin njëra-tjetrën dhe jo të bëjnë thirrje për ndihmë tek Emergjencat Civile apo Ministria e Mbrojtjes.