Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Prag Tirana-Partizani, derbi i kufizuar, vetëm 30% publik në stadium

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 13:09 | Futboll
Prag Tirana-Partizani, derbi i kufizuar, vetëm 30% publik në stadium

Më 28 shkurt 2020, u luajt derbi i parë dhe i vetëm me kapacitet të plotë në Arenën Kombëtare. Mbi 20 mijë tifozë në stadium, për një atmosferë fantastike dhe qindra të tjerë që nuk arritën të siguronin një biletë.

Të gjithë shpresonin që e njëjta situatë do të përsëritej edhe në duelin e kësaj të hëne ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Të paktën duke marrë si precedent ndeshjen kualifikuese të Kombëtares me Poloninë.

Por, me masat kufizuese prej pandemisë që mbeten në fuqi, në stadium do të lejohet vetëm 30 për qind e kapacitetit. Në total, bëhet fjalë për 7500 spektatorë, nga 22 500 vende që ka impianti më i madh në vend.

6 mijë bileta janë shitur në harkun e pak orëve, me interesimin që ka qenë mjaft i madh, teksa 1500 vende janë të rezervuara në tribunën kryesore për të dyja skuadrat.

Nuk ka asnjë dyshim, që stadiumi i mbushur do t’ia shtonte spektaklin dhe emocionet derbit, duke e konfirmuar si një prej ndeshjeve kryesore të kampionatit. Megjithatë, rregullat janë rregulla, pavarësisht se ato penalizojnë ndeshjen që i gjithë kryeqyteti e pret me ankth.

A2 CNN Livestream

Dita jonë