Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Qëllohet me armë në drejtim të banesës në Dhërmi, ngordh papagalli

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 11:04 | Kronikë
Qëllohet me armë në drejtim të banesës në

Familja Bua në Dhërmi ka bërë një kallëzim në polici me pretendimin se është qëlluar me armë në drejtim të banesës së tyre.

Kryefamiljari pretendon se ka gjetur një predhë fisheku në murin e shtëpisë, ndërsa dyshohet se si pasojë e kësaj të shtëne të ketë ngordhur edhe papagalli që mbante familja.

Sipas policisë, bëhet e ditur se familja Bua ka kallëzuar kryeplakun e fshatit Dhërmi pas konflikteve për prona.

Policia ka konfirmuar se ka gjetur një predhë fisheku në mur, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani