Tragjedi gjatë xhirimit të një filmi, aktori Alec Baldwin vret një grua të stafit dhe plagos një tjetër

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 11:08

Tragjedi gjatë xhirimit të një filmi, aktori Alec Baldwin vret një grua të stafit dhe plagos një tjetër

Përditësuar më: 22/10/2021, ora 11:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një sheshxhirim në Nju Meksiko, ku aktori i njohur Alec Baldwin vrau me armë zjarri një grua, pjesëtare të stafit dhe plagosi regjisorin e filmit.

Sipas komunikatës së policisë së Santa Fesë, gjatë regjistrimit të filmit “Rust”, aktori Baldwin qëlloi me një armë që duhet të ishte replikë duke vrarë në vend drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, dhe plagosur regjisorin Joel Souza.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por sipas të dhënave, Baldwin u pa jashtë zyrës së sherifit lokal me lot në sy,  deri më tani ai nuk ka folur me asnjë media.

“Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluan me armë në sheshxhirimin e filmit “Rust”. 42-vjeçarja Halyna Hutchins dhe 48-vjeçari Joel Souza u qëlluan me armë nga producenti 68-vjeçar, Alec Baldwin. Hutchins u dërgua me helikopter në spital, por plaga e saj ishte fatale, kështu që ndërroi jetë”, shkruhet në komunikatën e policisë.