Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Alec Baldwin reagon për herë të parë pas vrasjes: Nuk ka fjalë të përshkruaj tronditjen

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 08:25 | Showbiz
Alec Baldwin reagon për herë të parë pas vrasjes: Nuk ka

Alec Baldwin ka bërë deklaratën e tij të parë publike që pas ngjarjes tragjike në xhirimet e filmit të tij të ri. Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, aktori tha se po nbahskëpunonte me policinë  dhe ishte në kontakt me bashkëshortin e saj, të cilit i kishte ofruar mbështetje.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege e jona shumë e admiruar. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Më është thyer zemra për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e donin Halynën."

Aktori ishte në Nju Meksiko për xhirimet e filmit "Rust", në të cilin ai luan dhe prodhon. Sipas hetuesve, Baldwin shkrepi një armë zjarri në set, që shkaktoi vdekjen e Halyna Hutchins, 42 vjeçe, drejtoreshë e fotografisë së filmit.

Kineastja u dërgua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e marra, ndërsa u plagos regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë