Derbi i Italisë, 56 mijë tifozë në stadium për Inter-Juventus

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 15:11
bcff657a34 1024x576

Derbi i Italisë, 56 mijë tifozë në stadium për Inter-Juventus

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 15:11

Derbi i Italisë zbret në fushë. Këtë të diel, në orën20:45 në “Giuseppe Meazza”, Interi sfidon Juventusin. Ndeshja që mbyll javën e nëntë të Serie A është një spektakël, të cilit i shtohet edhe prezenca e tifozëve. 56 mijë të pranishëm do të jenë në stadium, sipas rregullave në fuqi në Itali, për të lejuar përdorimin e impianteve sportive në 75 për qind të kapacitetit.

Ndeshja e fundit e luajtur në Milano u vendos nga golat e Vidal dhe Barella për zikaltërit. Dy lojtarët do të jenë sërish në fushë, me vendasit që prej ecurisë në këtë start të sezonit nisen si favoritë. Dy trajnerët, Inzaghi dhe Allegri studiojnë strategjitë më të mira për t’u përballur. Objektivi mbetet fitorja, për rivalitetin e fortë që ekziston, po edhe për klasifikimin, aty ku Inter e sheh veten në pozita mjaft të mira dhe është mes pretendentëve të kampionatit.

Në anën tjetër, pas startit të dobët në këtë edicion, Juventusi është në ndjekje të rivalëve. Ekipet pritet të luajnë me formacionet e zakonshme, ku te Interi kanë vetëm dyshime për formën e Calhanoglu, teksa Darmian preferohet përpara Dumfries. Te bardhezinjtë, ka balotazh ndërmjet Chiellini dhe de Ligt; Bernardeschi pritet ta nisë ndeshjen si titullar dhe Rabiot është rikuperuar pas infektimit nga Covid-19.