“Festa e mollës” në Korçë, fermerët në panair kërkojnë zgjerimin e tregut

Publikuar më: 23/10/2021, ora 19:42

“Festa e mollës” në Korçë, fermerët në panair kërkojnë zgjerimin e tregut

Publikuar më: 23/10/2021, ora 19:42

Në Dvoran të Korçës vijon tradita me organizimin e “Festës së Mollës”, një organizim i cili në qendër ka promovimin e prodhimit të fermerëve lokalë, të njohur për kultivimin e disa varieteteve si Gold, Starkinge, Fuxhi etj.

Krahas organizimit të panaireve, fermerët kërkojnë edhe ndihmë konkrete për të bërë të mundur zgjerimin e tregut, në mënyrë që prodhimi të mos përfundojë në kanale.

Rajoni i Korçës, e sidomos Drenova, ku kjo festë organizohet prej shumë vitesh, janë një nga furnizuesit kryesorë të tregut me këtë produkt. Ka prej fermerëve që edhe eksportojnë, por problematikë e pazgjidhur plotësisht mbetet subvencioni.