Kategoria Superiore: Teuta kap Tiranën në krye te renditjes, Laçi merr fitoren e parë

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 15:54
Kategoria Superiore  Teuta kap Tiranen ne krye te renditjes Laci merr fitoren e pare 1024x576

Kategoria Superiore: Teuta kap Tiranën në krye te renditjes, Laçi merr fitoren e parë

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 15:54

Teuta siguroi një fitore të rëndësishme minimale në Rrogozhinë, duke mundur 1-0 Egnatian falë një goli me penallti të shënuar nga Sherif Kallaku në minutën e 77. Trepikëshi i ngjit durrsakët, ta paktën përkohësisht, ne krye të renditjes se Kategorisë Superiore, me pikë të barabarta me Tiranën, që të hënën luan kundër Partizanit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, fitore shprese për Laçin, që me trajnerin e ri, Sero Noka në stol mori 3 pikët e para sezonale. Mazrekaj i dha suksesin kurbinasve përballë Kastriotit, duke e ndihmuar ekipin që ti largohet përkohësisht zonës së rënies nga kategoria.

Të dielën në 13:45, Kukësi pret Vllazninë, ndërsa Dinao udhëton për në Korçë, ku do të përballet me Skënderbeun në 16:45. Të hënën në 19:45 zhvillohet edhe derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.