Serbia nuk lejon Kosovën, Shqipëria tërhiqet nga botërori i boksit amator

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 14:52
Serbia nuk lejon Kosoven Shqiperia terhiqet nga boterori i boksit amator 1024x576

Serbia nuk lejon Kosovën, Shqipëria tërhiqet nga botërori i boksit amator

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 14:52

Pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Kjo u konfirmua edhe së fundmi, përpara Kampionatit Botëror të boksit amator që do të zhvillohet në Beograd. Në kufi u regjistrua një incident i turpshëm, ku autoritetet serbe nuk lejonin përfaqësuesen e boksit të Kosovës, të kalonte me stemat dhe logot në uniformat sportive.

Drejtuesit e skuadrës Dardane nuk e pranuan urdhëron për të hequr simbolet, teksa për ngjarjen informuan edhe Federatën Ndërkombëtare.

Në situatën e krijuar, edhe Shqipëria refuzoi të marrë pjesë në Botërorin e boksit amator, duke njoftuar se prezenca e kuqezinjve lidhet vetëm me pjesëmarrjen me të drejta të plota të Kosovës. Kjo u konfirmua nga trajneri Besim Brahimi, i cili falënderoi publikisht trajnerin e mirënjohur të Shqipërisë, Zef Gjoni.