Talenti anglez mahnit botën me një gol spektakolar

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 20:13
bellingham 1024x576

Talenti anglez mahnit botën me një gol spektakolar

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 20:13

Jude Bellingham është një nga talentet më të mëdha të futbollit dhe këtë gjë e tregoi edhe një herë tjetër ditën e sotme.

Mesfushori anglez i Borussia Dortmund shënoi një gol spektakolar në ndeshjen që verdhezinjtë e fituan 3-1 ndaj Arminia Bielefeld, në transfertë.

Bellingham mori një top nga Reus në hyrje të zonës kundërshtare, dribloi mbrojtësin e parë, më pas edhe dy të tjerë për të dalë përballë portierit, të cilin e mposhti me një parabël të lehtë me të majtën.

18-vjeçari tregoi se e pret një e ardhme e ndritur…