Tjetër goleadë për Bayern, Dortmund ruan ritmin

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 18:27
gnabry

Tjetër goleadë për Bayern, Dortmund ruan ritmin

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 18:27

Bayern Munchen vijon fitoret me goleada në Bundesligë. Ekipi i drejtuar nga Nagelsmann mposhti 4-0 Hoffenheimin në “Allianz Arena”, duke arritur fitoren e shtatë në nëntë ndeshje në elitën e futbollit gjerman.

Serge Gnabry zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16, ndërsa Robert Lewandowski dyfishoi rezultatin me një gol fantastik nga jashtë zone, në minutën e 30.

Në fundin e sfidës, Bayern shënoi edhe dy gola të tjerë me Choupo-Moting dhe Coman.

Borussia Dortmund ruan ritmin e Bayern, duke fituar 3-1 në fushën e Arminias së Bielefeldit. Mungesa e Haaland nuk u ndje, me verdhezinjtë që dominuan sfidën, duke shënuar me Emre Can në minutën e 31, me 11-metërsh, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi shifrat Matts Hummels.

Bellingham i çoi shifrat në 0-3 në të dytën, ndërsa golin e nderit për Arminian e realizoi Klos, me penallti.

Bayern kryeson Bundesligën me 22 pikë, ndërsa Dortmund ndjek me vetëm 1 pikë më pak.