Vllaznia sheh kreun, Dinamo synon ringritjen në Korçë

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 14:55
PRAG KUKESI VLLAZNIA E SKENDERBEU DINAMO frame 622 1024x576

Vllaznia sheh kreun, Dinamo synon ringritjen në Korçë

Përditësuar më: 23/10/2021, ora 14:55

Me entuziazmin e gjashtë golave të shënuar ndaj Dinamos dhe me shansin që të dielën të jenë kryesues të kampionatit. Trajneri Brdaric buzëqesh, por paralajmëron Vllazninë se dueli me Kukësin është vetëm hapi i radhës dhe për të qëndruar si pretendent duhet shumë përkushtim.

“Fakti që të dielën mund të jemi kryesues të kampionatit, është diçka mjaft e bukur. Por skuadra e ka të qartë që të realizohet ky objektiv nevojitet shumë përkushtim dhe punë. Kukësi është një skuadër, e cila parapëlqen të luajë futboll dhe do të jetë një sfidë e hapur. Lojtarëve u kërkoj gjithmonë angazhim maksimal, të qëndrojnë të uritur dhe të kërkojnë hapin e radhës”, tha trajneri i Vllasnisw, Thomas Brdarić.

Te Dinamo kërkojnë të ringrihen pas disfatës në Shkodër dhe objektivi është që kjo të ndodhë prej ndeshjes së kësaj të diele në fushën e Skënderbeut. “Ishte një humbje që nuk e prisnim, me shumë gola. Kemi një grup që nuk mund t’ia lejojë vetes të gabojë dy herë rresht. Do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin, Skënderbeu vërtetë është në vendet e fundit, pro në fushën e tij dhe me kundërshtarë të fortë, ka treguar se mund të hapë probleme”, tha trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi.