Ambasadorja Kim, fundjavë në jug: Në Përmet, ushqimi më i shijshëm

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 21:25

Ambasadorja Kim, fundjavë në jug: Në Përmet, ushqimi më i shijshëm

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 21:25

Ambasadorja amerikane Yuri Kim përfitoi nga fundjava për të vizituar jugun e Shqipërisë, pikërisht Përmetin dhe Tepelenën.

Ambasadorja postoi pamjet më të bukura të udhëtimit të saj, së bashku me ambasadorin italian Stefano Bucci dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro duke u deklaruar e mahnitur nga ushqimi i Përmetit, të cilësuar si nga më të mirët në vend, por edhe ujërat termale.

Në Tepelenë, Kim vizitoi kështjellën e Ali Pashës, duke takuar qytetarë të ndryshëm.