“Doktori” i jep lamtumirën fansave të tij italianë: Ndoshta nuk shkoj te garat e mbetura

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 19:12

“Doktori” i jep lamtumirën fansave të tij italianë: Ndoshta nuk shkoj te garat e mbetura

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 19:12

Në fund të garës së sotme të Moto GP, “doktori” Valentino Rossi shënoi një vend të 10-të. Por për të dhe për dhjetëra mijëra tifozë të veshur me fanella me mbishkrimin “Faleminderit Vale”, si dhe vetë Yamaha e tij sot, kjo ishte pjesa më pak e rëndësishme.

Kjo sepse piloti legjendar italian sot i dha lamtumirën publikut të tij italian, pas një karriere 25-vjeçare të kulmuara me 9 tituj botërorë në çdo kategori, 125, 250, 500 dhe Moto GP.

Një trofe i personalizuar iu dhurua Doktorit pas garës, me duartrokitjet e të gjithë pilotëve të tjerë, shumë prej të cilëve nuk kishin lindur kur Rossi triumfonte në pistë.

 Me lot në sy, piloti italian deklaroi se edhe pse zyrtarisht ai do të japë lamtumirën e tij në fund të sezonit, pas kësaj ceremonie edhe mund të vendosë të mos marrë pjesë në garat e mëtejshme.