Interit i ikën fitorja në fund, Dybala dhe Dzeko autorët e golave

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 23:44
Inter 1024x576

Interit i ikën fitorja në fund, Dybala dhe Dzeko autorët e golave

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 23:44

Inter dhe Juventus barazojnë 1-1 një ndeshje që deri pak minuta nga fundi kampionët në fuqi të Serisë A mendonin se kishin siguruar.

Pas një rasti shënimi për Juventusin në minutat fillestare, Interi kaloi në avantazh në pjesën e parë falë një traverse të turkut Calhanoglu që gjeti Edin Dzekon të gatshëm, në minutën 17, duke kontrolluar më vonë lojën.  

Juventusi rriti ritmin në pjesën e dytë, duke ekuilibruar lojën dhe rrezikuar disa herë Handanovic, por në minutat e fundit një faull i panevojshëm i holandezit Dumfries në linjën e zonës së rreptësisë u gjykua nga Var si penallti.

Paulo Dybala nuk gaboi duke vulosur rezultatin përfundimtar që ndoshta nuk kënaq asnjë nga ekipet, që mund të përfitonin nga barazimi i Napolit në krye të renditjes dhe që si pasojë mbeten ende larg nga vendi i parë.