Nuk i kishte ndodhur kurrë në histori, Liverpool i shënon 4 gola në pjesën e parë Manchester United

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 18:48

Nuk i kishte ndodhur kurrë në histori, Liverpool i shënon 4 gola në pjesën e parë Manchester United

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 18:48

Kurrë më parë, Manchester United nuk pësonte 4 gola që në pjesën e parë. Këtë e ka bërë Liverpool-i i udhëhequr nga Salah përpara mijëra tifozëve në “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq”, nën drejtimin e norvegjezit, Ole Gunnar Solskjær, dhe me Ronaldon në sulm, kanë prekur fundin këtë pasdite të diele, ndërsa “The Reds” kanë vendosur diktatin brenda 45 minutave të para.

Keita, Jota dhe dy gola nga Salah bënë që në Old Trafford të pllakos heshtja, ndërsa Solskjær “bën valixhet gati” ende pa u mbyllur takimi. Në anën tjetër, Liverpool tregon që këtë sezon është një skuadër e frikshme për kundërshtarët, shumë larg asaj që tregoi një vit më parë në Premier League.

Me dy golat e realizuar në pjesën e parë, Salah bëhet afrikani me më shumë gola të shënuar në Premier League, 106, duke kaluar Drogba, tashmë i tërhequr nga futbolli, me 104 gola.