“Padroni i universit”, dalin pamjet e jahtit të ri që do të ketë Jeff Bezos

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 09:48

“Padroni i universit”, dalin pamjet e jahtit të ri që do të ketë Jeff Bezos

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 09:48

Mediat britanike kanë publikuar për herë të parë disa imazhe nga jahti i ri që do të ketë një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos.

Jahti 500 milionë dollarësh 127 metra i gjatë, u fotografua në kantierin detar të Zwijndrecht, në perëndim të Holandës, ku po përfundojë dhe detajet e fundit përpara se të “hidhet” në det.

I cilësuar si “Padroni i universit”, jahti po ndërtohet nga kompania “Perla e Zezë” e cila është e njohur për ndërtimin e mjeteve të lundrimit ekologjike. Ai do të ketë 3 direkë dhe konsiderohet si më i madhi në botë i llojit të tij.