Pas turpërimit në Norvegji, Roma ndalon “marshimin” e Napolit

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 20:37
Roma NApoli 1024x576

Pas turpërimit në Norvegji, Roma ndalon “marshimin” e Napolit

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 20:37

Pas turpërimit 6-1 në Norvegji, ishin të shumtë që mendonin se Napoli do ta kishte të lehtë me Romën e Mourinhos. Por në Olimpico u pa një ndeshje me raste të shumta, me dy trajnerët jashtë me karton të kuq, por pa gola.  

Pjesa e parë u interpretua më mirë nga Roma, e cila gaboi një gol me sulmuesin anglez Abraham. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë nga ana e Napolit, me një Osimhen  që tregon edhe një herë që është ai pasuesi i Lukakut si protagonisti i sulmit në Serie A.

Pikërisht nigeriani goditi shtyllën dhe pati raste të tjera, por porta e Romës mbeti e paprekur. Napoli mbetet në kryen e klasifikimit me Milanin, Roma në vendin e katërt me 16 pikë.

Kuqeziu Marash Kumbulla tek Roma ishte një nga të “dënuarit” nga transferta e Norvegjisë, me Mourinho që nuk e thirri as në stol, edhe pse pas ndeshjes nënvizoi se “ishte sinjal që duhej dhënë, nuk e fal atë performancë, por normalisht nuk ka asnjë kryq tek ato lojtarë”.