Shtrohet me tapet fusha e Kukësit, Rama publikon pamjet

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 08:50
Screenshot 3 13 998x579

Shtrohet me tapet fusha e Kukësit, Rama publikon pamjet

Përditësuar më: 24/10/2021, ora 08:50

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një video nga punimet në stadiumin e ri të qytetit të Kukësit.

Në video shihet se stadiumi i ri është drejt përfundimit dhe punëtorët që po shtrojnë tapetin e gjelbër të fushës, ku shumë shpejt pritet të luhen dhe ndeshjet e para.

“Me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Edi Rama në Facebook.