Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Europa pret dimrin me ankth, Covid-19 mbërthen Lindjen dhe përndjek Perëndimin

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 10:26 | Bota
Europa pret dimrin me ankth, Covid-19 mbërthen Lindjen dhe përndjek

Bllokime, raste në rritje dhe përçarje për vaksinën. Në prag të sezonit të dimrit, pandemia po sjell kaos në Europën Lindore dhe pasiguri në Perëndim. Pavarësisht furnizimeve të mëdha me vaksina krahasuar me vitin e kaluar, Europa është e vetmja pjesë e botës që raporton rritje të infektimeve, për të tretën javë radhazi sipas OBSH-së.

Vuajtja është akute në Europën Lindore dhe Rusi ku më pak se gjysma e popullsisë eshtë e vaksinuar me një dozë. Sipas një raporti të Reuters, infektimet në Europën Lindore i kanë kaluar 20 milionë, dhe tre prej vendeve që raportojnë më shumë vdekje në botë janë në këtë rajon; Rusia, Ukraina dhe Rumania. Kjo e fundit, rikthen shtetrrethimin gjatë natës dhe e bën të detyrueshme certifikatën shëndetësore nga kjo e hënë, disa ditë pasi regjistroi 19 vdekje për 1 milionë banorë, një prej niveleve më të larta në botë.

Të enjten e kaluar, Letonia u bë vendi i parë në Bashkimin Europian që riktheu izolimin, mes rritjes së infektimeve dhe fushatës së ngadaltë të imunizimit. Edhe Europa Perëndimore po raporton më shumë raste të reja, pavarësisht se disa vende po shijojnë mbulim gati universal me vaksina. Incidenca në Gjermani u rrit në 100 infektime të reja për 100 mijë banorë të shtunën, për herë të pare që prej majit.

Gjithashtu, Belgjika dhe Irlanda, po përjetojnë nivelin më të lartë të infektimeve në Europën Perëndimore, me respektivisht 325 dhe 432 raste për 100 mijë banorë. Në Britaninë e Madhe, rastet mbeten të qëndrueshme në rreth 40 mijë në ditë, por presioni në terapitë intensive po rritet. Autoritetet nuk duan t’ia dinë ende për rikthim të kufizimeve dhe varin të gjitha shpresat te vaksinimi.

Por me gjithë shifrat në rritje, fushata e suksesshme e vaksinimit në Europën Perëndimore po ndihmon që situata në spitale të jetë shumë larg asaj në fqinjët lindore. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli