Kryeqyteti vishet bardheblu, VAR vendos derbin, Partizani zhytet në krizë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 21:54

Kryeqyteti vishet bardheblu, VAR vendos derbin, Partizani zhytet në krizë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 21:54

Tirana ka triumfuar në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me një gol të shënuar nga Limaj me 11-metërsh në shtesën e pjesës së parë, duke zhytur Partizanin edhe më tej në krizë.

Në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga dy tifozëritë e pranishme në Arenën Kombëtare, vetëm pas 36 sekondash, arbitri u detyruar të ndërpresë ndeshjen për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushën e lojës.

Gjithçka rinisi pas 5 minutave, ku dy ekipet u treguan më të kujdesshme për të mos pësuar. Në fundin e pjesës së parë, arbitri akordoi një 11-metërsh pasi pa pamjet në VAR. Limaj ekzekutoi në mënyrë perfekte penalltinë, duke i dhënë avantazhin Tiranës, i cili zgjati deri në fundin e takimit, pavarësisht përpjekjeve të vakëta të Partizanit.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 14 pikëve, e vetme në krye të klasifikimit, ndërsa pas 6 javëve të para, Partizani ende nuk ka provuar shijen e fitores, pasi ka marrë 4 barazime dhe 2 humbje.