“Më arrestoni, se duroj dot gruan”, shqiptari kërkon burgun në vend të “arrest shtëpie”

Publikuar më: 25/10/2021, ora 18:38
Policia italiane 1024x576

“Më arrestoni, se duroj dot gruan”, shqiptari kërkon burgun në vend të “arrest shtëpie”

Publikuar më: 25/10/2021, ora 18:38

Një shqiptar 30 vjeç është paraqitur pranë karabinierëve të një province të Romës në Itali, duke iu kërkuar ta arrestonin, pasi nuk mund të qëndronte më në “arrest shtëpie”, masë e dhënë nga gjykata për një dosje droge.

Zënkat e vazhdueshme me të shoqen edhe në prani të fëmijëve ishin shkak që shqiptari t’ua kërkonte këtë “nder” karabinierëve, duke iu rrëfyer se “Ika nga shtëpia, ju lutem më dërgoni në burg.

“Në shtëpi është një ferr i vërtetë, kam frikë se do të çmendem. Duhet të më arrestoni, sepse do të ndodhë diçka e keqe për të qëndroj në shtëpi me gruan”.

Siç raporton “Il Giornale”, karabinierët “ia plotësuan dëshirën”, duke e dërguan në burgun e Rebibias, por tashmë i takon sërish gjykatës të vendosë fatin përfundimtar të tij.