Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Me vaksinë, pa vaksinë, të gjithë në auditorë në Elbasan dhe Vlorë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 16:13 | Sociale
Me vaksinë, pa vaksinë, të gjithë në auditorë

Një javë pas nisjes së vitit akademik, në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, raporti mes studentëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar anon nga këta të fundit, edhe për faktin se gjatë javës që kaloi, thuajse nuk ka pasur interesim nga studentët për të kryer vaksinimin kundër Covid-19.

Studentët e pavaksinuar vijojnë të shprehen se vaksina e detyrueshme nuk është zgjidhje, ndërsa ata që janë vaksinuar shprehen se këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë studentët, për sa kohë një gjë të tillë e detyron edhe udhëzimi i qeverisë.

Edhe në Universitetin e “Ismail Qemali” në Vlorë, gjatë javës së parë janë lejuar të futen në auditorë edhe studentët e pavaksinuar me qëllim sensibilizimin e tyre, por me sa duket edhe në këtu nuk ka pasur interes për të marre vaksinën anti-Covid nga studentët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë